10 Tetor 2024

10 Tetori - Dita Botërore E Shëndetit Mendor


10 Tetori - Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit të përgjithshëm dhe asnjë shoqëri nuk mund të përparojë pa garantuar mirëqenien mendore të individëve të saj.

Në këtë ditë, Avokati i Popullit riafirmon angazhimin për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor si një e drejtë e çdo njeriu. 

Qytetarët tanë kanë të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore mendore cilësore, pa diskriminim. Në një shoqëri gjithnjë e më dinamike, është thelbësore të krijojmë hapësira ku secili mund të gjejë mbështetje dhe të flasë pa ndrojtje për sfidat mendore që përballon.

Le të promovojmë sot dhe çdo ditë empatinë, mbështetjen dhe kujdesin për njëri-tjetrin.