10 Shtator 2024

"Dhuna Nga Grave", Avokatja E Popullit Intervistë Në News 24


"Dhuna nga Grave", Avokatja e Popullit intervistë në News 24

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, zhvilloi një intervistë për TV News 24, gjatë së cilës u diskutua me detaje mbi problematikën e dhunës ndaj grave, duke u fokusuar veçanërisht te rastet tronditëse të javëve të fundit, të cilat kanë ngjallur shqetësim të thellë në opinionin publik.

 

 

Znj. Ballanca paraqiti pikëpamje dhe rekomandime për masa konkrete që duhen marrë nga institucionet përgjegjëse, si dhe nënvizoi rolin kyç të ndërgjegjësimit shoqëror dhe të mbrojtjes së viktimave të dhunës.

 

 

Gjithashtu, znj. Ballanca komentoi mbi çështjen e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në meritokraci, për të garantuar integritetin dhe legjitimitetin e institucionit më të rëndësishëm të të drejtave të njeriut në vend.

 

 

Ndiqeni të plotë intervistën:

 

 

https://m.youtube.com/watch?v=lSikmB3ap8k