13 Mars 2026

Avokati I Popullit Në Një Intervistë Live Nga Strasburgu Me Televizionin A2 Cnn


Avokati i Popullit në një intervistë live nga Strasburgu me televizionin A2 CNN

Gjatë vizitës zyrtare në Këshillin e Evropës, Avokatit të Popullit zhvilloi një bisedë me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga Shqipëria dhe qëndrimin e institucionit tonë mbi debatin për paraburgimet. 

• 75 % e vendimeve të GJEDNJ nuk zbatohet brenda afatit 

• Moszbatimi nuk lidhet vetëm me kompensimet financiare, por edhe me rivendosjen e një të drejte 

• Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë dhe pronat, janë çështje kryesore

• Avokati i Popullit angazhohet të informojë dhe orientojë qytetarët si të aplikojnë suksesshëm në GJEDNJ dhe gjithashtu të shtyjë zbatimin sa më të plotë e të shpejtë të vendimeve. 

 Sa u takon paraburgimeve: 

• Numri i lartë i të paraburgosurve kritikohet nga Këshilli i Evropës

• SPAK merr vëmendjen më të madhe, por ka më pak se 10 % të paraburgosur prej tij

• Ndikimi duhet parë tek qytetarët e zakonshëm, që në 90 % të rasteve janë futur në qeli nga prokuroritë e zakonshme

• Qytetarët duhet të prezumohen të pafajshëm, përndryshe ju janë shkelur të drejtat

Vizitat dhe takimet ndërkombëtare të Avokatit të Popullit i shërbejnë forcimit të institucionit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve tanë.

Intervista e plotë: 

https://www.youtube.com/watch?v=ZhsW4qciaK