Rimbursim për fëmijën me aftësi të kufizuar
Ankesa e shtetasi Fredi Ç. regjistruar në sistemin e trajtimit të rasteve me nr. dok. 201802086 është babai i të miturës 11 vjeçare me inicialet F.Ç. fëmijë me aftësi të kufizuara. Ai ankohet ndaj Bashkisë Tepelenë. Pasi nuk i rimbursojnë transportin e vajzës, e cial merr sherbime të përkujdesit social në Bashkinë Gjirokastër.
Nga informacioni i kërkuar, Bashkia Tepelenë, shprehet se, pas verifikimit të kryer në drejtoritë përkatëse, rezultoi se shtetasi Fredi Ç., nuk kishte dorëzuar asnjë kërkesë, lidhur me rimbursimin e transportit të vajzës së tij me inicialet F.Ç.
Për të ndjekur procedurat e mëtejshme në mbështetje të legjislacionit në fuqi, institucioni i Avokatit të Popullit i dërgoi përgjigje përfundimtare ku e informon që të paraqitet pranë sektorit të Ndihmës Ekonomike, Drejtoria Ligjore dhe Shërbimeve Organizative, Bashkia Tepelenë, për të dorëzuar dokumentacionin përkatës, për të mundësuar rimbursimin e transportit për vajzën tuaj.