MBROJMË DHE PROMOVOJMË TË DREJTAT E SHTRESAVE VULNERABËL
Rekomandim për marrjen e masave të menjëherëshme, për:
(i) zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit;
(ii) Garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, duke përfshirë si kategori përfituese edhe individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020.
(iii) Garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor – pakete barnash, duke mos e kufizuar atë vetëm për pacientët e konfirmuar pozitiv me tampon nga institucionet shëndetësore publike por duke e ofruar atë për të tërë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit apo institucionit shëndetësor kur është kryer ai.