31 Mars 2020

Rekomandime Mbi Të Drejtat E Pensionistëve 2017


Rekomandime mbi të drejtat e pensionistëve 2017

Marrjen e masave për dhënien e menjëhershme të shtesës mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, shtetasit R.T për periudhën 01.04.2017-01.07.2017.

Rekomandim lidhur me problematikat e dala nga inspektimi i kryer në Shtëpinë e të Moshuarve, Shkodër.

Rekomandim nga Inspektimi i kryer në Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë.

Rekomandim për dhënien e dyfishit të pagesës për shkak të verbërisë për shtetasen V.B që nga muaji Tetor 2017, për një periudhë 9-mujore deri në mbarim të nivelit të dytë të kursit të kompjuterit.

Rekomandim për dhënien e dyfishit të pagesës për shkak të verbërisë për shtetasin E.B që nga muaji Tetor 2017, për një periudhë 9-mujore deri në mbarim të nivelit të dytë të kursit të kompjuterit.

Rekomandim për inspektimin e kryer në Shtëpinë e të Moshuarve Fier.

Rekomandim për inspektimin e kryer në Shtëpinë e të Moshuarve Gjirokastër.

Rekomandim për inspektimin e kryer në Shtëpinë e të Moshuarve Kavajë.

Rekomandojmë dhënien e plotë të masës së pensionit të pleqërisë të të moshuarit E.K dhe kthimin e shumës së mbajtuar.

Rekomandojmë dhënien e plotë të masës së pensionit të pleqërisë të të moshuarit T.P dhe kthimin e shumës së mbajtuar.

Rekomandojmë marrjen e masave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të Ligjit nr.93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”

Rekomandojmë marrjen e masave për të garantuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rekomandojmë njohjen e derdhjes së sigurimit suplementar të punonjësve të Shërbimit Social Shtetëror sipas VKM-së nr.548 datë 27.07.2016 “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Rekomandojmë njohjen e kryrjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak gjatë periudhës 01.07.1975-30.11.1975 të shtetasit Y.S në vjetërsinë e përgjithshme të punës

Rekomandojmë njohjen e periudhës së punës 20.03.1981- 04.06.1991 në ish-Komitetin Qendror të BRPSH-së, në sektorin ushtarak, si vjetërsi shërbimi, për shtetasin L.D.

Rekomandojmë njohjen e periudhës së tratimit me raport paaftësie në punë 30.09.2009-14.12.2009, si periudhë të vjetërsisë në punë për shtetasin S.H.

Rekomandojmë rillogaritjen e masës së pensionit të pleqërisë të shtetases S.K.

Rekomandojmë rishqyrtimin e dokumentacionit të dosjes së pensionit të invaliditetit të shtetasit Xh.K dhe rillogaritjen e masës së këtij pensioni.

Rekomandojmë rishqyrtimin e dosjes së pensionit të pleqërisë dhe rillogaritjen e masës së pensionit të shtetases A.J.

Rekomandojmë rishqyrtimin e dosjes së pensionit të pleqërisë dhe rillogaritjen e masës së pensionit të shtetasit A.A.

Rekomandojmë rishqyrtimin e dosjes së pensionit të pleqërisë dhe rillogaritjen e masës së pensionit të shtetasit J.P.

Sugjerojmë rishikimin e dokumentacionit të shtetasit A.Sh për vazhdimin e grupit të parë të invaliditetit, si një rast specifik në kushtet e ndodhura për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.