8 November 2023

Konferenca E 14-Të Ndërkombëtare E Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut Fokusohet Në Luftën Kundër Torturës Dhe Keqtrajtimit


Konferenca e 14-të Ndërkombëtare e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut fokusohet në luftën kundër torturës dhe keqtrajtimit

Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (NHRI) nga e gjithë bota u mblodhën në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare me temën "Tortura dhe keqtrajtimet: Roli i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ)".

 

I pranishëm në këtë konferencë është një delegacion i kryesuar nga Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe Komisioneri për Parandalimin e Torturës, z. Ahmet Prençi.

 

Kjo konferencë e nivelit të lartë sjell sëbashku përfaqësues dhe pjesëmarrës nga shumë vende të botës për të diskutuar strategjitë, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për të forcuar përpjekjet bashkëpunuese për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

 

Gjatë konferencës, përmes referimeve dhe diskutimeve, u evidentua roli vendimtar që luajnë IKDNJ në parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit brenda vendeve të tyre përkatëse, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet IKDNJ-ve, qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile.

 

E konceptuar përmes paneleve të ekspertëve, seminareve dhe sesioneve interaktive, në këtë konferencë Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca drejtoi një ndër panelet ku u trajtua tema e rolit të IKDNJ-ve në mbrojtjen grupeve të margjinalizuara nga tortura dhe keqtrajtimet, ku u adresuan aspekte të ndryshme të parandalimit të torturës, rehabilitimit të viktimave dhe kornizave ligjore.