3 March 2018

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë, Znj.Erinda Ballanca Adreson Këshillin E Të Drejtave Të Njeriut Në Okb Me Një Mesazh Mbi Lirinë Fetare Në Shqipëri


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË, ZNJ.ERINDA BALLANCA ADRESON KËSHILLIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË OKB ME NJË MESAZH MBI LIRINË FETARE NË SHQIPËRI

AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË, ZNJ.ERINDA BALLANCA ADRESON KËSHILLIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË OKB ME NJË MESAZH MBI LIRINË FETARE NË SHQIPËRI

https://www.youtube.com/watch?v=NDHyV95onU0

https://www.facebook.com/avokatipopullit/videos/1393347810769488/

(transksripti në shqip i mesazhit më poshtë):

Të nderuar zonja dhe zotërinj, 
Në cilësinë e Avokatit të Popullit të Republikes së Shqipërisë, do të doja të shprehja mendimin e institucionit tone në lidhje me situatën e lirisë fetare në vendin tonë në kuadrin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Së pari dëshiroj të theksoj se Shqipëria është një vend me një cilësi të admirueshme të ushtrimit të lirë dhe pa pengesa të riteve të ndryshme fetare. Vendi ynë konsiderohet shpesh si një shembull ilustrues për tolerancën fetare dhe bashkëjetesën ndermjet grupeve me përkatësi të ndryshme religjoze.

Autoritetet shtetërore kanë një qasje jo-diskriminuese ndaj komuniteteve fetare dhe lirisë së besimit në përgjithësi. Pavaresisht kësaj, nuk duhet të ushqejmë iluzionin se këto rrethana dhe kjo atmosferë do të mbeten të pandryshueshme përgjithmonë. Për të garantuar që ky standard pozitiv jo vetëm të mos humbë, por të avancojë, ka ende shumë për të bërë. Ne mendojmë se ka vend për përmirësime, jo vetëm në plotësimin e kuadrit ligjor, por mbi të gjitha për zbatimin e tij praktik.

Rregullimi i marrdhënieve midis shtetit shqiptar dhe bashkësive fetare, bazohet së pari në Kushtetutën shqiptare. Në zbatim të saj, qeveria ka nënshkruar me bashkësitë fetare marrëveshje dypalëshe. Megjithatë puna e vërtetë e institucioneve shtetërore duhet të nisë pas nënshkrimit të këtyre Marrëveshjeve, me qëllim mos krijimin e perceptimit tek autoritetet klerikale – siç na ka rezultuar në takimet me ta – se këto marrëveshje nuk gëzojnë respektin e duhur tek partnerët qeveritarë.

Një element i rëndësishëm ku ne besojmë se mund të kryhet progres në respektimin e lirisë fetare në Shqipëri, është kthimi apo kompensimi i pronave të bashkësive fetare pas sekuestrimit të tyre nga regjimi komunist. Edhe pse ne konsiderojmë se procedurat e kthimit te pronave të bashkësive fetare jane pothuajse po aq të ngadalta sa edhe kthimi i përgjithshëm i pronave të kujtdo shtetasi në Shqipëri, zgjidhja e shpejtë e këtij problemi do të kishte një impakt pozitiv në cilësinë e lirisë fetare në Shqipëri, duke i ndihmuar bashkësitë të krijonin një pavarësi më të madhe financiare dhe të shkëputeshin nga nevoja për mbështetje të huaj.

Rikthimi i pronave, por edhe pasurive të tjera të luajtshme apo arkiva, për komunitetet e ndryshme fetare në vend, do t'i ndihmonte gjithashtu ato të ndjeheshin të plotësuara në të drejtën e tyre pas më shumë se 25 vjetësh demokraci në vend.

Ne mendojmë se qeveria shqiptare mund të bëjë më shumë për të ndihmuar bashkësitë fetare përmes bashkëpunimit me qëllim që institucionet fetare, ta shkollojnë në Shqipëri personelin e tyre, përmes institucioneve arsimore të njohura dhe të pranuara nga shteti. Një çështje që duhet zgjidhur brenda këtij kuadri është edhe ajo e ekuivalentimit të diplomave të mbrojtura në universitete të huaja.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, ju falënderoj për vëmendjen dhe ju uroj punë të mbarë.