11 October 2018

Avokatja E Popullit Merr Pjese Ne "Samitin E Vajzave", Ne Solidaritet Me Perpjekjen E Madhe Per Barazi Gjinore Ne Shqiperi


AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESE NE "SAMITIN E VAJZAVE", NE SOLIDARITET ME PERPJEKJEN E MADHE PER BARAZI GJINORE NE SHQIPERI

AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESE NE "SAMITIN E VAJZAVE", NE SOLIDARITET ME PERPJEKJEN E MADHE PER BARAZI GJINORE NE SHQIPERI

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca iu bashkua sot nismës "Samiti i vajzave" të organizuar nga disa shoqata të shoqërisë civile me synim fuqizimin e grave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare dhe mobilizimin e figurave vendimmarrëse të politikës dhe jetës publike për arritjen e këtij objektivi.

Në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, avokatja Ballanca nënvizoi nevojën që gratë dhe vajzat në Shqipëri të ndërgjegjësohen se lufta e tyre për emancipim dhe barazi ka nevojë për daljen nga mendësia e viktimës dhe kërkimin e të drejtave të tyre si qenie njerëzore e jo thjesht për shkak të përkatësisë gjinore.

Ajo foli për përkushtimin e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave si dhe angazhimin e saj personal në këtë përpjekje të madhe kombëtare.

"Samiti i vajzave" bashkoi një numër personalitetesh nga bota e politikës, medias, shoqërisë civile, artit e kulturës dhe synon të shndërrohet në një lëvizje të përhershme në Shqipëri.