3 June 2020

Avokatja E Popullit Raporton Në Komisionin Parlamentar Të Ligjeve


AVOKATJA E POPULLIT  RAPORTON NË KOMISIONIN PARLAMENTAR TË LIGJEVE

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca prezantoi sot para Komisionit parlamentar të Ligjeve, gjetjet e Raportit Vjetor të institucionit për vitin 2019.
Me anë të një lidhjeje online, titullarja e institucionit komunikoi dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me një mori çështjesh si numri i ankesave në institucion, reagimi dhe gatishmëria e institucioneve shtetërore për bashkëpunim, buxheti i institucionit, raportet e posaçme në lidhje me Astirin dhe pronat në përgjithësi, zyrat rajonale, etj.
Deputetët ishin të interesuar për aspekte të ndryshme të punës së Avokatit të Popullit dhe adresuan çështje për të cilat titullarja e institucionit dha përgjigjet e kërkuara.
Për me tepër ndiqni një pjesë të diskutimeve të zhvilluara sot në Komisionin e Ligjeve midis Avokates së Popullit Erinda Ballanca dhe deputetëve anëtarë të Komisionit.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve