Takimi I Avokates Së Popullit Me Ambasadorin E Suedisë, Sh.T.Z Niklas Ström
Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, shkëlqesinë e tij z. Niklas Ström.
Gjatë takimit u diskutua për çështje të të drejtave të njeriut si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Znj. Ballanca theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.
Avokatja e Popullit gjithashtu shfaqi konsideratën e saj lidhur me kontributin dhe përkushtimin e Suedisë në fushën e të drejtave të njeriut, fokusit të veçantë në fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe të agjendës së barazizë gjinore në Shqipëri.
Ndërkaq, Ambasadori Ström shprehu vullnetin e Suedisë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe për të ndihmuar në forcimin e vlerave të përbashkëta dhe standardeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Takimi shënon një hap pozitiv drejt konsolidimit të lidhjeve midis dy vendeve, duke shërbyer si një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në fushën e të drejtave të njeriut si dhe intesifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Shqipërisë dhe Suedisë.