12 October 2023

Takim Me Përfaqësues Nga Delegacioni I Këshillit Të Evropës


Takim me përfaqësues nga Delegacioni i Këshillit të Evropës

Në ditën e sotme, Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca, priti në ambientet e institucionit delegacionin e Këshillit të Evropës, i përbërë nga Z. Mathieu Mori, me funksion Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, si dhe Znj. Irma Sahakyan-Vetter, me funksion  Përgjegjëse e Njësisë në Divizionin e Bashkëpunimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një diskutim i thellë dhe konstruktiv mbi situatën e të drejtave të njeriut në nivel vendor dhe rajonal.

 

Në këtë takim u trajtua çështja e zbatueshmërisë së vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ) nga ana e shtetit shqiptar si dhe roli organeve të vetëqeverisjes vendore në promovimin,respektimin,garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.