14 September 2023

Pvokatja E Popullit Merr Pjesë Në Konferencën Mbi Operacionet E Kthimit Të Detyruar


Pvokatja e popullit merr pjesë në konferencën mbi operacionet e kthimit të detyruar

AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË KONFERENCËN MBI OPERACIONET E KTHIMIT TË DETYRUAR

 

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e shoqëruar nga komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës Ahmet Prençi, si dhe nga Përgjegjësja e Sektorit të Bashkëpunimit me jashtë Migena Kamberi ndodhen në Romë të Italisë për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titull "Mbrojtja e të drejtave Themelore në Operacionet e Kthimit të Detyruar - Perspektiva Europiane".

 

Qëllimi i konferencës është diskutimi rreth mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut gjatë operacioneve të kthimit të detyruar, mekanizmat kombëtare për parandalimin e torturës dhe opsionet e mundshme për bashkëpunim në kuadër të një projekti për implementimin e sistemit të monitorimit të kthimit të detyruar financiar nga BE (Projekti AMIF-Ayslum, Migration and Integration Fund 2014-2020). Gjatë konferencës, Avokatja e Popullit mbajti fjalën e saj duke ndarë eksperiencën dhe rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës në mbrojtjen e të drejtave themelore në operacionet e kthimit të detyruar.

 

Kujdesi shëndetësor, mbrojtja e të drejtave të personave vulnerabël, përdorimi i forcës, orientimet ligjore në operacionet e kthimit të detyruar apo bashkëpunimet e ndryshme të karakterit ndërkombëtar janë disa nga temat që u zhvilluan gjatë paneleve të diskutimit.

 

Në korrik të këtij viti, një delegacion i nivelit të lartë nga zyra e Garantuesit Kombëtar për të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria vizitoi vendin tonë dhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve në monitorimin e kthimeve të detyruara me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut të migrantëve që i nënshtrohen operacioneve të kthimit para, gjatë dhe pas riatdhesimit të tyre.