9 February 2023

Rekomandime 2022


Rekomandime 2022

Rekomandim për marrjen e masave me qëllim kryerjen e hetimeve objektive, të gjithanshme dhe të shpejta të procedimit penal *** , nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Rekomandim për ndarjen e procedimit penal të kallëzimit të paraqitur nga shtetasi A. H. nga procedimi penal nr. 182/2022 dhe hetimin më vete, nga prokurorë të ndryshëm

Rekomandim për nxjerrjen e një udhëzimi drejtuar organeve të prokurorisë të juridiksionit të përgjithshëm për ndryshimin e praktikës së deritanishme në zbatim të Raportit të CTP-së (2019) për ndarjen e procedimeve penale dhe hetimin e tyre nga prokurorë të ndryshëm në rastet e kallëzimeve/ankesave për keqtrajtim të shtetasve nga punonjësit e policisë, si dhe për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me respektimin e të drejtave të kallëzuesit dhe viktimës.

Rekomandim për ndryshimin e praktikës së deritanishme në zbatim të Raportit të CTP-së (2019) për ndarjen e procedimeve penale dhe hetimin e tyre nga prokurorë të ndryshëm në rastet e kallëzimeve/ankesave për keqtrajtim të shtetasve nga punonjësit e policisë

Rekomandim për hetimin më vete dhe nga prokurorë të ndryshëm të procedimeve penale nr. 425/2022, regjistruar për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal dhe nr. 421/2022, regjistruar për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga nenet 76-25 dhe 301 të Kodit Penal.