WE SUPERVISE HUMAN RIGHTS IN LAW ENFORCEMENT INSTITUTIONS
Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj shtetasve Admir Goduni dhe Servet Daliu për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 250 dhe 25 të Kodit Penal.
Rekomandim për shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për pushimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 671, të vitit 2015.
Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” ndaj punonjësve të Komisariati të Policisë nr.1 Tiranë, për ushtrim dhune fizike të kryer në bashkëpunim, ndaj qytetarëve që protestonin tek kodrat e liqenit artificial më datë 21 Shkurt 2016, parashikuar nga neni 250 e 25 të Kodit Penal”.
Rekomandohet “Kryerja e ekspertimit psihiatriko-ligjor për personin nën hetim S. K., antar i Komunitetit Rom, akuzuar për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 134 e 22 të Kodit Penal”.
Rekomandojmë fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Xh. K. për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bazë të nenit 248 të K.Penal.
Rekomandohet “Përmirësimi i veprimtarisë së punës të organit të Prokurorisë, mbi konstatime dhe problematika, pas trajtimit të ankesave të qytetarëve për vitin 2015”.
Rekomandojmë që të merren masa ligjore, për zgjidhjen e problemit të personave me masa mjeksore dhënë nga gjykatat për “Mjekim të detyruar” dhe nxerrjen e këtyre personave jashtë sistemit të burgjeve dhe kalimi i tyre në institucione të posaçme mjeksore, në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë.