2 March 2020

Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police 2016


Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police 2016

Rekomandohet “Fillimi i hetimit te procedimit disiplinor ndaj z.M. N.,me detyrë Referent i Specialistëve të Policisë së Zonës në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerje të veprimeve të paligjshme ndaj qytetarit L. Gj.”.

Rekomandohet “Marrja e masave me qëllim zbatimin korrekt të dispozitave proceduriale për “Arrestin në flagrancë” dhe “Kontrollit të banesës” ndaj autorëve të dyshuar për kryerjen veprës penale, sidomos kur ato jane persone femra”. Analizën e rastit të “arrestit në flagrancë” të shtetases B. M., dhe, marrjen e masave disiplinore ndaj z. D. L., dhe I. H., punonjës në Komisariatin e Policisë Maliq, të cilët kanë kryer shkelje

Rekomandim për zgjidhjen konform akteve normative në fuqi të rastit të bllokimit të armës së gjahut shtetasit I.P.

Rekomandim për zgjidhjen konform akteve normative në fuqi të rastit të bllokimit të armës së gjahut shtetasit F.A.

Rekomandim për analizimin e veprimeve të kundërligjshme të punonjësve të Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë ndaj shtetasit Sh.M. dhe familjarëve të tij, si dhe fillimin e ecurisë disiplinore ndaj atyre punonjësve të policisë që kanë kryer shkelje disiplinore

Rekomandim për ndërprerjen e veprimeve të kundërligjshme ndaj shoqërisë tregtare “Brilant” shpk.

Rekomandim për dhënien e dokumentit të kërkuar nga shtetasi G.O

Rekomandim për ndërprerjen e veprimeve të kundërligjshme ndaj shtetasit Sh.M. dhe familjarëve të tij.

Rekomandim për zbatimin e Vendimit nr. 1296, datë 04.06.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

Rekomandim për trajtimin human dhe me etikë të shtetasve të shoqëruar apo arrestuar gjatë kryerjes së veprimeve në ambientet e policisë.

Rekomandim për nxitjen dhe shpejtimin e procedurës së miratimit të disa akteve nënligjore në bazë e në zbatim të neneve 73/2; 68; 81/2;75; 67/c; 63; 69 70/2; 67/2 të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”,