3 February 2020

Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police 2015


Recommendations For Violations From The Structures Of The State Police  2015

Rekomandohet “ Marrja e masave me qëllim zbatimin korrekt të dispozitave proceduriale për “Arrestin në flagrancë” ndaj autorëve të dyshuar për kryerjen veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” si, dhe sjelljen etike e profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit”.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit te procedimit disiplinor ndaj punonjësve të policisë së NJ.F.P.O-së pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, të cilët, më datë 10 Gusht 2015, kanë realizuar arrestimin e shtetasit E. A.”.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit të procedimit disiplinor ndaj z.I. P., me detyrë shefi i Komisariatit të Policisë Bulqizë, për kryerje të veprimeve të paligjshme ndaj qytetarëve në mjediset e Policisë më datë 28.10.2015”

Kërkesë për fillimin e ecurisë disiplinore dhe marrjen e masës disiplinore ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë, Mojsi Sulaj.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për rivendosjen në vend të të drejtës së shkelur shtetases L. Gj. duke e pranuar në Shkollën Bazë të Policisë.

Marrjen e masave të nevojshme për pranimin e aplikantes E.D. në Shkollën Bazë të Policisë.

Marrjen e masave të nevojshme për pranimin e aplikantes L.Gj. në Shkollën Bazë të Policisë.

Rekomandim lidhur me aplikimin e ndjekjes penale në gjendje të lirë dhe masa sigurimi më të buta se “arresti në burg” ndaj autorëve të veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal”.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për rivendosjen në vend të të drejtës së shkelur shtetases E.D. duke e pranuar në Shkollën Bazë të Policisë.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme me qëllim marrjen e kallëzimit shtetasit M.Gj. dhe referimin e tij në organin e Prokurorisë.

Rekomandim për analizimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Guci e Re, Shkodër, në datën 05.07.2015, nxjerrjen e përgjegjësive dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rekomandim për analizimin e ngjarjes së ndodhur në qytetin e Kukësit në datën 04.05.2015, nxjerrjen e përgjegjësive dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.