2 March 2020

Rekomandime Drejtuar Sistemit Të Burgjeve Dhe Paraburgimit 2019


Rekomandime drejtuar sistemit të  burgjeve dhe paraburgimit 2019

Rekomandim lidhur me respektimin e të drejtës ligjore për dhënien e lejes shpërblyese të dënuarve me burgim

Rekomandohet vendosja e të paktën një kamere tjetër të sigurisë në seksionin e veçimit në IEVP Korçë për të monitoruar në përputhje me standartet veprimtarinë në koridorin e këtij seksioni, përmirësimi i regjistrimit të pamjeve në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të tyre dhe sigurimi i shërbimit shëndetësor të të burgosurve pa ndërprerje nën kujdesin dhe kontrollin e personelit mjekësor dhe shëndetësor

Rekomandohet sigurimi në mënyrë të plotë i trajtimit shëndetësor për të dënuarin G. K. sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë si dhe plotësimi në mënyrë të lexueshme të dokumenteve të lëshuara nga mjekët gjatë kryerjes së praktikës klinike

Rekomandohet vendosja e një kamere tjetër të sigurisë në koridorin hyrës të sektorit 1, të katit të parë, të Godinës nr.2 në IEVP Malësi e Madhe për të monitoruar në përputhje me standartet veprimtarinë në koridorin e këtij mjedisi si dhe përmirësimi i regjistrimit të pamjeve në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të tyre

Rekomandohet respektimi i legjislacionit që njeh të drejtën e të paraburgosurve apo të dënuarve për tu njohur me të dhënat personale

Rekomandim për zgjerimin e ambienteve të prindërimit në distancë për të paraburgosurat dhe të dënuarat me burgim që janë akomoduar në IEVP “Ali Demi”, Tiranë.