2 March 2020

Rekomandime Drejtuar Sistemit Të Burgjeve Dhe Paraburgimit 2017


Rekomandime drejtuar sistemit të  burgjeve dhe paraburgimit 2017

Rekomandohet propozimi për miratim në Këshillin e Ministrave të rregullave për mënyrën e organizimit e të funksionimit të transportit të punonjësve të Policisë së Burgjeve

Rekomandohet zbatimi i legjislacionit që përcakton rregullat për kufizimin fizik të të burgosurve që me veprimet e tyre tentojnë të dëmtojnë veten ose të tjerët

Rekomandohet plotësimi i nevojave materiale për të ofruar shërbimin stomatologjik në IEVP në Rrugën “Ali Demi”, Tiranë

Rekomandohet “Marrja e masave për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të kërkesave të të dënuarve për dhënien e lejës shpërblyese ose të veçantë, shërbim shëndetësor të vazhdueshëm dhe me cilësi, si dhe respektimin e afateve të kërkuara nga Institucioni i Avokatit të Popullit për kthimin e përgjigjeve të shkresave “kërkesë për shpjegime apo informacion”.

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për ekzaminim mjekësor, dhe ushtrimin e riteve fetare e të paraburgosurit A. K., i cili ndodhet në IEVPenale “Shënkoll” Lezhë”.

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për vizitën dhe trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, e të paraburgosurit N. Ç.”.

Rekomandohet “Marrja e masave të menjëhershme për ekzaminim mjekësor dhe psikiatrik të dënuarit A. V. A., dhe dërgimin e tij nga IEVPenale Fier, në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve Tiranë

Rekomandim për analizimin e rastit të shtetasit të paraburgosur M.K. të dhunuar fizikisht nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Krujë.

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për respektimin e të drejtave ligjore të punonjësve të Policisë së Burgjeve