24 November 2021

Rekomandime Drejtuar Gjykatës Së Lartë


REKOMANDIME DREJTUAR GJYKATËS SË LARTË

Rekomandim për marrjen e masave për respektimin e garancive të procesit të rregullt ligjor

Rekomandim për marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e akteve normative dhe atyre individuale për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në gjykatat në shkallë vendi, me qëllim garantimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së pandemisë

Rekomandim drejtuar Gjykatës së Lartë mbi marrjen e masave ligjore për shpejtimin e gjykimit të çështjes gjyqësore civile të shtetasit E.G

Rekomandojmë marrjen e masave për caktimin e gjykimit të çështjes penale me Nr.00380 akti datë 26.02.2016, me të pandehur H. A. etj, për shkak të shfuqizimit të neneve 55/2 të Kodit Penal dhe të paragrafit të pestë dhe të gjashtë të nenit 278 të Kodit Penal, me vendimin Nr.9 datë 26.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese.

Rekomandohet marrja e masave ligjore për shpejtimin e procedurave gjyqësore, të gjykimit të dosjes penale me Nr.00042 akti datë 13.01.2016, me të pandehur E.G.

Rekomandim për shpejtimin e procedurave gjyqësore të gjykimit të dosjes penale me Nr.171/15 akti, me të pandehur O. H

Rekomandojmë marrjen e masave për shpejtimin dhe gjykimin e çështjes civile me Nr.02895 akti, datë 03.09.2014 me paditës G. S. nga Tirana.

Rekomandojmë që nga ana juaj të shikohet mundësia e shpejtimit të procedurës gjyqësore në gjykimin e çështjes penale ndaj të gjykuarës N. V.

Rekomandojmë shpejtimin e gjykimit të çështjes civile me numer 00694 akti, datë 07.03.2012 me ankues shtetasin B. H. nga D

Rekomandojmë të shikohet mundësia e shpejtimit të procedurave gjyqësore në gjykimin e çështjes penale me Nr.00356/14 akti, dt.05.03.2014 me të gjykuar K. Gj. nga Tirana.