Seminar Fuqizimi I Pergjigjes Ndaj Terorizmit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Njësinë e Veprimit kundër Terrorizmit në Sekretariatin e OSBE-së, në datat 13-14 nëntor 2019, organizon Seminarin Kombëtar me temë "Fuqizimi i përgjigjjes ndaj terrorizmit në pajtueshmëri me sundimin e ligjit".
Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës u përfaqësua nga Komisionerja znj Ermonela Xhafa.
Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës ka patur një bashkëpunim të ngushtë me OSBE në këtë fushë duke organizuar në dhjetor të vitit 2018, një konferencë me këtë tematikë
Ndër gjetjet kryesore të kësaj konference ishin përmirësimi i infrastrukturës së burgjeve, hartimet e manualeve dhe procedurave standarde të veprimit lidhur me këtë problematike, trajnimi i personelit të sistemit të burgjeve kundër ekstremizmit të dhunshëm,shtimi i personelit social ( psikologëve dhe punonjësve socialë) etj