22 October 2019

Projekti “Handle With Care”


Projekti “Handle with Care”

Avokati i Popullit dhe Qendra “Tirana Art” kanë një bashkëpunim shumë të mirë, ne i kemi ndjekur në punën e tyre të lavdërueshme dhe në fushatën e tyre të parë “Handle with Care” dhe kemi dhënë kontributin tonë.
Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues, një ndër prioritetet e punës së tij, ka dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe sidomos të grupeve më të dobëta dhe më të varfëra që kryesisht janë viktimat të trafikimit.

Qendra "Tirana Art" çeli me datë 22 Tetor 2019 në orën 11:00, në sheshin kryesor të qytetit të Laçit "Gjin Pjetri", ekspozitën "Care and Dare".

Kjo ekspozitë ishte realizuar nga nxenesit e këtij qyteti kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Care and Dare“mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, dhe ka në fokus edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi këtë fenomen.

Në emër të Qendrës "Tirana Art", foli znj. Jona Dividi,e cila prezantoj projektin “Care and Dare” i cili do të zhvillohet dhe në 12 qytete të tjera të Shqipërisë.

Znj.Dividi u shpreh se duhet të kemi më shumë bashkëpunime me Policinë e Shtetit dhe institucionet e instaluara kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Ajo vazhdoj, institucionet duhet te dalin jashte zyrave te tyre, te jene ne terren per te qene me prane problemeve te qytetareve.

Me pas e mori fjalen Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, Guusje Korthals Altes, e cila vlerësoi të rinjtë guximtarë që e diskutojnë hapur këtë temë të ndjeshme dhe i inkuraroj njekohësisht për te vazhduar luften kunder trafikimit të qenieve njerëzore.