18 November 2019

Projekti "Care And Dare" Udhëtoj Sot Përmes Tiranës Për Të Zhvilluar Aktivitetin E Tij Në Fshatin Zall-Bastar.


Projekti "Care and Dare" udhëtoj sot përmes Tiranës për të zhvilluar aktivitetin e tij në fshatin Zall-Bastar.

Ky aktivitet u zhvillua në shkollën e Mesme të Bashkuar "Bahri Nela" me të rinjtë e kësaj shkolle. Si fillim, u dha informacion mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore nga Znj. Ermonela Xhafa, Komisionere e Mekanizmit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Denimit të Egër Çnjerëzor ose Poshtërues, pranë Avokatit të Popullit. Fjalën më pas e mbajti Ambasadorja Hollandeze, Znj. Guusje Korthals Altes e cila theksoi arsyet dhe rendësinë e kësaj nisme. Aktiviteti vijojë me shfaqjen e historisë reale të një vajze Shqiptare (video e realizuar nga Jimini Hignett). Historia e vërtetë e shfaqur për të rinjtë nxiti diskutime mbi këtë fenomen, ku të rinjtë pranuan se kanë paragjykime, si edhe u shprehën se martesat e herëshme në këtë zonë janë të shpeshta. Ky diskutim i hapur u moderua nga Znj. Ermonela Xhafa!

Proçesi i krijimtarisë artistike vijojë pas diskutimeve, ku të rinjtë hodhën mesazhe sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet artit figurativ