11 November 2019

Përmirësimi I Mbrojtjes Së Të Drejtave Të Të Burgosurve Në Shqipëri"


Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve në Shqipëri"

Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Delegacionin Europian po fillon zbatimin e fazës së dytë të projektit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve në Shqipëri" nën Programin Horizontal Facility II për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës .

Ditën e sotme u zhvillua takimi i parë i Komitetit Drejtues të këtij projekti. Në këtë takim mori pjesë znj Ermonela Xhafa, komisionere e MKPT-së, pranë Avokatit të Popullit.

Në këtë Komitet ka përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Avokati i Popullit, Këshilli i Europës. Në takimin e parë morën pjesë dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike që kanë ofruar asistencë teknike në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos me fokusin e mbrojtjes së të drejtave dhe trajtimit të të burgosurve, si dhe përfaqësues të OJF-ve.

Nëpërmjet Mbështetjes Horizontale, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës do të ndihmojne Europen Juglindore dhe Turqine të zbatojnë standartet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian acquis, nëpërmjet një qasjeje të dyanëshme dhe komplimentare të bashkëpunimit teknik dhe ofrimit të ekspertizës për institucionet që si objektiv të punës së tyre kanë trajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve.