Paketa E Projektligjit Per Te Denuarit
Në vijim të diskutimeve nen për nen të draftligjeve pjesë e Paketës së projektligjeve lidhur me të drejtat e të dënuarve, të paraburgosurve dhe ekzekutimin e vendimeve penale. Mekanizmi i Parandalimit të Torturës, si dhe Seksioni i Veçantë pranë Avokatit të Popullit janë pjesë e grupit të punës i ngritur nga Komisioni i ligjeve, së bashku me OSBE, EURALIUS, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës.
Projektligjet po diskutohen dhe vlerësohet sipas standardeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, si: Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues, rekomandimet e përditësuara të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për standardet e trajtimit në burgje, rekomandimet specifike të Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe jurisprudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj).