16 December 2019

Mbyllja E Fushatës "16 Ditët E Aktivizimit"


Mbyllja e fushatës "16 Ditët e Aktivizimit"

Sot, në dt 16.12.2019, në kuadër të mbylljes së fushatës "16 Ditët e Aktivizmit", Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda, në bashkëpunim me Mekanizmin Kombëtar për parandalimin e torturës, trajtimit, dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues përfaqësuar nga Komisionerja znj Ermonela Xhafa, , zhvilluan një bashkëbisedim me të dënuarat dhe të paraburgosurat e IEVP 325 “ Ali Demi”.
Fokusi i këtij takimi ishte respektimit të të drejtave dhe trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve, sidomos për grupet vunerabël, siç janë gratë dhe vajzat.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëbisedimit.
Nga ana e MKPT-së u dhuruan disa libra artistikë dhe juridik për bibliotekën e IEVP-së 325. Këto libra u mundësuan nga stafi i Avokatit të Popullit dhe kjo nismë do të vijojë dhe për disa IEVP të tjera.

Bashkëpunimi ndërmjet Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të vazhdojë dhe në të ardhmen.