3 April 2017

Mbi Ngjarjen E Rëndë Në Ievp-Në E Shënkollit


Mbi ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shënkollit

Ekspertët e Avokatit të Popullit, nisin hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shënkollit, ku një i ri humbi jetën në paraburgim

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e baraburgimit, në IEVP-në e Shënkollit, Lezhë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji. Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shënkollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.