29 October 2019
Inagurimi I Qëndrës Për Emigrantët Në Kapshticë
Më 29 tetor 2019 në Kapshticë, afër Pikës së Kalimit Kufitar me Greqinë, u hap Qendra për Regjistrimin dhe Akomodimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt që hyjnë në Shqipëri. Hapja e kësaj qendre u bë e mundur përmes projektit "Përmirësimi i kapaciteteve pritëse dhe aksesit në shërbime për migrantët dhe refugjatët që hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, Korçë", mundësuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB).
Në këtë ceremoni Avokati i Popullit, u përfaqësua nga dy ekspertët e monitorimit te kufijve, pranë Avokatit të Popullit, z. Raimond Kola dhe z Enkelejt Avdyli.