20 May 2019

20 Maj - Dita Kombëtare E Jetimëve


20 maj - Dita  Kombëtare e Jetimëve

20 maji është Dita Kombëtare e Jetimëve, një ditë kur shoqëria dhe institucionet reflektojnë më shumë për të gjetur rrugët dhe mënyrat që t’i ndihmojnë më shumë ata. Problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare kanë viktimizuar, së pari këtë pjesë të pambrojtur të popullatës.
Institucioni i Avokatit te Popullit mori pjesë në organizimin e aktivitet bamirës të organizuar nga Qendra e Kujdesit të Fëmijëve Jetim “Zemër nëne”. Aktiviteti kishte një emër kaq kuptimplotë “Bëhu arsye e buzëqeshjes”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të pushtetit lokal të qarkut Gjirokastër, fëmijë të cilët festuan së bashku, si një familje e madhe.

Në emër të institucionit të Avokatit të Popullit këtë aktivitet e përshëndeti Komisionerja e Avokatit të Popullit znj. Ermonela Xhafa.

Ndër të tjera ajo tha: “Avokati i Popullit është i përkushtuar në punën e tij, për të dëgjuar cilindo që ndjehet i nëpërkëmbur apo i shkelen të drejtat e tyre.
Dyert tona janë të hapura për jetimët dhe kauza e tyre është kauza jonë. Prania jonë sot këtu në këtë aktivitet të organizuar me kaq dashuri është për të dëshmuar pikërisht angazhimin se ata nuk janë vetëm”.