WE PROTECT AND PROMOTE THE RIGHTS OF VULNERABLE POPULATIONS
Rekomandojmë mbledhjen e menjëhershme të kontributeve të sigurimeve shoqërore nga Shoqëria “Arturi” Sh.p.k, për periudhën 01.08.2001 deri më 30.09.2006 mbi pagën 22,500 lekë/muaj së bashku me indeksimet e bëra me VKM; për periudhën nga data 01.10.2006 deri më 31.01.2007 mbi pagën 30,000 lekë/muaj së bashku me indeksimet e bëra me VKM; për periudhën 01.02.2007-04.05.2007 sipas pagës minimale të referencës të përcaktuar në VKM Nr. 42 datë 31.01.2007 në masën 48,611 lekë/muaj dhe për periudhën 04.05.2007 deri më datë 31.12.2010 sipas pagës minimale të referencës të përcaktuar në VKM-në Nr. 285 datë 04.05.2007 në masën 150,000 lekë/muaj, duke paguar edhe diferencën e pagesave të kryera për efektet e rillogaritjes së masës së pensionit për shtetasin Y.Y, nga data e lindjes së përfitimit të pensionit, 14.06.2014 deri në ditën e ekzekutimit të vendimit nr.183 datë 19.02.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Rekomandojmë verifikimin e plotë të vjetërsisë së punës sipas listë-pagesave përkatëse të Ndërmarrjes Bujqësore Krumë e Fajza, Kukës, me qëllim përcaktimin e saktë të viteve të punës të shtetases Gj.S.