2 Mars 2020

Rekomandime 2015


REKOMANDIME 2015

Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” ndaj punonjësve të policisë të Strukturave Speciale Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në dëm të shtetasve E. P., D. G., D. B., etj, nga Lazarati, parashikuar nga neni 250 e 25 të Kodit Penal.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” ndaj shtetasit Ë. A., ish shef i Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë dhe “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjëndjes së paligjshme” në ngarkim të punonjësve të policisë G. J., e B. P., parashikuar përkatësisht nga nenet 250 dhe 251 e 25 të Kodit Penal”.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, në ngarkim të punonjësit të Komisariatit të Policisë, R. M., parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal dhe ndaj zv/drejtorit të Policisë A. H., për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjëndjen e paligjshme”, parashikuar nga nenet 250 dhe 251 të Kodit Penal.

Rekomandohet “Marrja e masave për nxjerrjen e urdhërit të ezekutimit të vendimit nr.77 akti datë 09.07.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë për vendosjen e masës së sigurimit “Shtrim i përkohshëm në një spital psihiatrik” ndaj shtetasit B. H. S., dhe transferimin e tij nga mjediset e Qëndrës Spitalore të Burgjeve Tiranë, në një Institucion Psikiatrik të Specializuar, jashtë sistemit të burgjeve”.

Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” ndaj shtetasit L. S., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë nr.5 Tiranë, e kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga neni 250 e 25 të Kodit Penal”.

Rekomandim për shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të datës 14.09.2015 për mosfillimin e procedimit penal.

Rekomandim për fillimin e hetimeve në ngarkim të punonjësve të policisë Avni Canameti, etj., për veprën penale të “Torturës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 86 dhe 25 të Kodit Penal.

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Albion Xhitoni për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Rekomandim për fillimin e hetimeve në ngarkim të anëtarëve të komisionit pritës të IEVP Lezhë Adrian Çeka, Ëngjëll Zefi dhe Ndue Deda, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Rekomandim për fillimin e hetimeve ndaj shtetasve N. P. dhe N. M., për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Rekomandojmë kryerjen e hetimeve të plota, objektive dhe të gjithanshme për rastin e keqtrajtimit fizik të shtetasit B. K. nga disa punonjës të Komisariatit të Policisë Kavajë, P. M., I. B., F. B. dhe R. D., për veprën penale të veprimeve arbitrare në bazë të nenit 250 e 25 të K.Penal.