28 Shtator 2022

Zbatimi I Projektit


Zbatimi i Projektit

Projekti i Binjakëzimit përbëhet nga 3 komponentë dhe 1 vizitë studimore në Austri.  

Komponenti 1: Përafrimi i legjislacionit kombëtar të Avokatit të Popullit me legjislacionin e BE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira Evropiane

Ky komponent synon të harmonizojë legjislacionin kombëtar, më specifikisht Ligjin nr.8454 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, me legjislacionin e BE-së, rregulloret ndërkombëtare dhe praktikat më të mira Evropiane dhe të hartojë një projektligj të ri.

Nën rezultatet janë si më poshtë:

  • Rekomandime mbi projektligjin e ri “Për Avokatin e Popullit” të përafruar me legjislacionin e BE-së dhe praktikat e standardet më të mira;
  • Rishkimi dhe hartimi i akteve të brendshme rregullatore për një funksionim më të mirë të institucionit.  

Komponenti 2: Rritja e kapaciteteve të Institucionit si një Institucion Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në ushtrimin e mandatit të tij promovues

Ky komponent ka për qëllim të rrisë kapacitetet e Avokatit të Popullit në Shqipëri, funksionin dhe vizibilitetin e tij.  Bashkëpunimi me parlamentin dhe administratën publike konsiderohet i rëndësishëm, po ashtu bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe institucionit e pavaruara si Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri.  

Nën rezultatet janë si më poshtë:

  • Kryerja e vlerësimit të nevojave të trajnimit, hartimi dhe ofrimi i Sesioneve të Avancuara të Trajnimit lidhur me trajtimin e ankesave;
  • Vizibilitet i shtuar i institucionit të Avokatit të Popullit dhe rolit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
  • Bashkëpunim më i mirë ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit dhe parlamentit, shoqërisë civile dhe administratës publike për të krijuar mekanizma më të mirë të mbikëqyrjes dhe të vizibilitetit për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit si dhe Parlamenti të luajë një rol më të rëndësishëm sa i përket këtyre rekomandimeve dhe Raporteve të Veçanta.

Komponenti 3: Rekomandime për Përmirësimin e sistemit të manaxhimit të çështjes së Avokatit të Popullit sipas modeleve dhe praktikave të suksesshme të Shteteve Anëtare të BE-së

Ky komponent synon identifikimin dhe prioritizimin e përmirësimeve të mundshme të sistemit të manaxhimit të çështjes bazuar në praktikat më të mira të BE-së dhe kryerjen e një vizite studimore në Austri për të shkëmbyer eksperienca mbi mësimet ë nxjerra dhe sfidat e përditshme lidhur me sistemin e manaxhimit të çështjes.  

Nën rezultati është si më poshtë:

  • Propozime për rishikimin e sistemit aktual të manaxhimit të çështjes së Avokatit të Popullit dhe udhëzime për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e mundshme.