28 Shtator 2022

Projektet E Binjakezimit


Projektet e Binjakezimit

Binjakëzimi është një instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunimin institucional ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve përfituese që synon t’u ofrojë asistencë vendeve kandidate ose fqinje në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më specifikisht, projekti i binjakëzimit në Shqipëri ka për qëllim të mbështesë vendin tonë në fushat si ndërtimi i institucionit, reforma administrative, përafrimi i legjislacionit kombëtar me acquis communautaire e Bashkimit Evropian.

Mbështetje Zyrës së Avokatit të Popullit dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri” është një Projekt Binjakëzimi, ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit në BE.  

Në këtë Projekt Binjakëzimi, Avokati i Popullit bashkëpunon me Bordin Austriak të Avokatit të Popullit dhe mbështetet nga Instituti për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut Ludwig Boltzmann.

Mbështetje Zyrës së Avokatit të Popullit dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri