4 Nëntor 2022

Avokati I Popullit Thekson Rendesine E Masave Kunder Bullizmit Ne Shkolle Dhe Bullizmit Kibernetik


AVOKATI I POPULLIT THEKSON RENDESINE E MASAVE KUNDER BULLIZMIT NE SHKOLLE DHE BULLIZMIT KIBERNETIK

Dhuna në shkollë dhe ngacmimi, duke përfshirë bullizmin kibernetik është i përhapur dhe prek një numër të konsiderueshëm fëmijësh dhe adoleshentësh.

Avokati i Popullit u bën thirrje nxënësve, prindërve, anëtarëve të komunitetit arsimor, autoriteteve arsimore dhe një sërë sektorësh dhe partnerësh, përfshirë industrinë e teknologjisë, për t'i inkurajuar të gjithë që të marrin pjesë në parandalimin e dhunës në internet për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Shtetet Anëtare të OKB shpallën 4 Nëntorin, si Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës dhe bullizmit në shkollë, duke përfshirë bullizmin kibernetik, duke pranuar se dhuna e lidhur me shkollën në të gjitha format e saj është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie.