2 Nëntor 2022

Avokati I Popullit Shënon Ditën Ndërkombëtare Në Mbrojtje Të Gazetarëve


AVOKATI I POPULLIT SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE NË MBROJTJE TË GAZETARËVE

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve. Avokati i Popullit vlerëson se puna e gazetarëve mbetet jetike për mbarëvajtjen e demokracisë në çdo vend, e sidomos në vende si Shqipëria ku demokracia ende synohet të arrijë standardet që dëshirohen nga të gjithë. Intimidimet e drejtpërdrejta apo indirekte ndaj gazetarëve, gjuha fyese apo urrejtëse ndaj tyre si dhe presionet e gjithëfarëllojshme, meritojnë të trajtohen si krime, e si të tilla, të ndëshkueshme. Në një ditë të tillë, si kjo Kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve, lypset më shumë reflektim e veprim.