21 Shtator 2022

Kosova Zgjidhet Anëtare E Asociiuar E Enoc-Ut


KOSOVA ZGJIDHET ANËTARE E ASOCIIUAR E ENOC-ut

Rrjeti Europian i Ombudsmanëve të Fëmijëve pranoi sot Avokatin e Popullit të Kosovës si anëtar i asociiuar. Avokati i Popullit të Shqipërisë shpreh gëzimin dhe e uron institucionin homolog nga shteti i dytë shqiptar që bëhet anëtar i këtij organizmi ndërkombëtar.

Ndjehemi të lumtur që mbështjetja që Institucioni i Avokatit të Popullit së Shqipërisë i ka dhënë si pjesë e detyrimit tonë historik dhe kombëtar, Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në procesin për anëtarësimin në rrjetin ENOC, dha fryte e u kurorëzua sot me sukses.

Shetet anëtare të rrjetit Europian të Ombusdmanëve të Fëmijëve, votuan pro anëtarësimit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës si anëtar i asociuar. Ky anëtarësim bën të mundur që zëri i fëmijëve dhe i të rinjve të Kosovës, të dëgjohet tashmë në nivel ndërkombëtar.