3 Gusht 2022

Reagim Mbi Ngjarjen E Rëndë Në Himarë


REAGIM MBI NGJARJEN E RËNDË NË HIMARË

Avokati i Popullit është njohur me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Himarë. Institucioni shpreh ngushëllimet në lidhje me humbjen tragjike të jetës së të miturës 7-vjeçare që u godit nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, në plazhin e Potamit në Himarë.

Avokati i Popullit u bën thirrje organeve kompetente për të kryer të gjithë veprimet e duhura hetimore, në një kohë sa më të shpejtë për të vënë para përgjegjësisë gjithë personat apo strukturat përkatëse.

Nga ana tjetër, kjo ngjarje e rëndë kërkon një analizë të thellë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjerë shtetërorë, të veprimeve apo mosveprimeve të personave përgjegjës në lidhje me marrjen e masave të nevojshme për parandalimine ngjarjeve me mjetet lundruese në zonat bregdetare.