18 Maj 2021

Ditë E Hapur Me Fëmijët E Komuniteteve Rome E Egjiptiane


DITË E HAPUR ME FËMIJËT E KOMUNITETEVE ROME E EGJIPTIANE

Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi aktivitetin promovues, Ditë e Hapur me Fëmijët e Komunitetit Rom e Egjiptian.

Në këtë aktivitet të ideuar nga Seksioni i Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijës në institucionin e Avokatit të Popullit ishin ftuar të merrnin pjesë fēmijë të moshave shkollore nga këto dy komunitete, si dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me fokus punën me këto dy komunitete.

Takimi u organizua në formën e një bashkëbisedimi ku fëmijët patën mundësi të adresojnë drejtpërdrejt eksperiencat e tyre me titullaren e institucionit, Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, komisioneren e Seksionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijës Neila Peka si dhe me përfaqësues të tjerë të institucionit.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime, përjetime dhe ide si dhe u prekën çështje me rëndësi për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian në vendin tonë si shkollimi, integrimi, nevoja për forcimin ekonomik të familjeve, aktivitetet tematike etj.