19 Nëntor 2020

Avokati I Popullit Publikon Konkluzionet E Rekomandimeve Mbi Sjelljen E Policisë Së Shtetit Gjatë Shkatërrimit Të Teatrit Kombëtar


AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON KONKLUZIONET E REKOMANDIMEVE MBI SJELLJEN E POLICISË SË SHTETIT GJATË SHKATËRRIMIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Avokati i Popullit pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17.05.2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i dedikuar për të ushtruar me paanësi dhe profesionalizëm punën e tij si një monitorues i mënyrës sesi autoritetet shtetërore zbatojnë ligjet e vendit tonë, pa i tejkaluar ato, pa e tepruar në dëm të qytetarëve e në respekt të të drejtave të këtyre të fundit.

Rekomandimin e plotë të Avokatit të Popullit në lidhje me sjelljen e Policisë së shtetit me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar mund ta lexoni këtu: Rekomandimi i plotë