6 Dhjetor 2019

Avokati I Popullit Organizon Aktivitet Per Femijet E Institucionit


AVOKATI I POPULLIT ORGANIZON AKTIVITET PER FEMIJET E INSTITUCIONIT

Institucioni i AP-së, gjatë gjithë kësaj periudhe post- tërmet, nuk e ka ndërprerë për asnjë çast veprimtarinë e tij administrative, për t’i ofruar ndihmë dhe mbështetje kujtdo, që ka patur nevojë në një situatë të tillë.

Dhe për këtë, u ka siguruar punonjësve të tij, mjedise të përshtatshme edhe për fëmijët e tyre, duke u përpjekur, që nëpërmjet formave të ndryshme të argëtimit, t’i mbajë ata larg traumës së shkaktuar nga tërmeti.

Pikërisht, sot në datë 6 dhjetor 2019, KMPDF dhe SMPDF në institucionin e Avokatit të Popullit, organizuan, një veprimtari argëtuese me fëmijët e punonjësve të institucionit.

Së bashku me ta, në mjediset e institucionet të AP-së, përgatitëm bredhin e festave të fundvitit, për të krijuar një mjedis të ngrohtë për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Për të fituar besimin e fëmijëve, pas traumave që fenomene të tilla natyrore shkaktojnë, organizimi i veprimtarive argëtuese me pjesëmarrjen e vetë fëmijëve dhe prindërve të tyre, është tregues domethënës i vazhdimësisë së jetës, është tregues, se çdo përpjekje në të mirë të fëmijëve, ja vlen për ta investuar tek ta, pasi ata janë vetë jeta dhe, detyra e të gjithëve është t’i rritim me përkujdesje dhe dashuri, në interesin më të lartë të fëmijës, dhe këtë duhet ta bëjmë në çdo kohë dhe gjithmonë, pavarësisht rrethanave dhe dallgëve të jetës.