18 Tetor 2023

Në Sesionin E 86-Të, Të Komitetit Për Eleminimin E Diskriminimit Ndaj Grave, Shqyrtohet Raporti I Shqipërisë Mbi Zbatimin E Konventës Së Kombeve Të Bashkuara “Për Eleminimin E Të Gjitha Formave Të Diskriminimit Ndaj Grave”


NË SESIONIN E 86-të, TË KOMITETIT PËR ELEMINIMIN E DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE, SHQYRTOHET RAPORTI I SHQIPËRISË MBI ZBATIMIN E KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR ELEMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE”

Avokatja e Popullit Znj. Erinda Ballanca dhe Komisionerja e Seksionit të Përgjithshëm Znj. Vilma Shurdha po ndjekin nga afër zhvillimin e Sesionit të 86-të të Komitetit për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW).
Pjesë e agjendës së këtij aktiviteti të rëndësishëm, i cili po zhvillohet në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, është ndër të tjera edhe shqyrtimi edhe Raporti i Shqipërisë mbi zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, nga ana e Komitetit të ekspertëve të Konventës.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje së ka përgatitur një Raport Alternativ për Zbatimin e Konventës Për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave në Shqipëri, i cili shpalos gjetjet e Institucionit të Avokatit të Popullit për zbatimin e Konventës CEDAW nga shteti shqiptar gjatë viteve 2016-2020.

Gjithashtu, Avokati i Popullit shpreh vlerësime në lidhje me vullnetin e treguar nga Qeveria Shqiptare per adresimin e rekomandimeve për Shqipërinë nga Komiteti për Eleminimin e Diskriminimit  ndaj Grave, ndërsa thekson nevojën për garantimin e zbatimin përmbajtësor të të drejtave të konventës.