1 Nëntor 2023

Maltë, Mbahet Konferenca Me Temë “E Drejta Për Mirëadministrim”, Znj. Ballanca Drejton Sesionin E I-Rë, Mbi Rolin E Avokatit Të Popullit Në Këtë Drejtim


MALTË, MBAHET KONFERENCA ME TEMË “E DREJTA PËR MIRËADMINISTRIM”, ZNJ. BALLANCA DREJTON SESIONIN E I-rë, MBI ROLIN E AVOKATIT TË POPULLIT NË KËTË DREJTIM

MALTË, MBAHET KONFERENCA ME TEMË “E DREJTA PËR MIRËADMINISTRIM”, ZNJ. BALLANCA DREJTON SESIONIN E I-rë, MBI ROLIN E AVOKATIT TË POPULLIT NË KËTË DREJTIM

 

 

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “E drejta për mirëadministrim: mit, aspiratë apo realitet?”, e bashkëorganizuar nga Ombudsmani i Maltës dhe Shoqata e Ombudsmanit të Mesdheut (AOM).

 

 

Konferenca e cila ka në fokus mirëadministrimin është konceptuar në formatin e disa sesioneve plenare, i pari prej të cilëve u drejtua nga znj. Ballanca dhe trajtoi rolin e Avokatit të Popullit si një institucion që duhet të sigurojë që administratat publike të mbeten të drejta dhe të përgjegjshme.

 

 

Gjatë këtij sesioni të parë, të pranishmit sollën në vëmendje përmes diskutimeve të tyre se e drejta për mirëadministrim konsiderohet tashmë si një e drejtë e njeriut dhe po zbatohet në mbarë botën. Këtë të drejtë e gjejmë të përkufizuar në Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku parashikohet se çdo qytetar duhet të marrë shërbim të barabartë, me cilësi, gjithpërfshirës dhe në një kohë të përshtatshme.

 

 

Kjo konferencë, me pjesëmarrjen e Ombudsmanëve nga vende të ndryshme të botës, sjell në vëmendje rolin thelbësor të Avokatit të Popullit në drejtim të rritjes së transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së administratës publike. Roli i tyre institucional është një nga kontributorët më të mëdhenj për të ruajtur e përmirësuar besimin e publikut tek qeverisja.