8 Maj 2019
Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Konferencën Ndërkombëtare Dedikuar Kërkimit Shkencor
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca adresoi sot konferencën ndërkombëtare shkencore “Politikat e integruara mbi kërkimin shkencor dhe inovacionin”.
“Sigurisht, kemi nevojë për ta bërë Shqipërinë një vend që i hapet inovacionit në të gjitha fushat dhe përfiton prej tij. Gjithashtu, kemi nevojë që risinë e cila vjen si rezultat i inovacionit ta kërkojmë në mënyrë të organizuar duke e nxitur procesin që sjell inovacion, pra punën kërkimore, hulumtimin”, u shpreh avokatja Ballanca.