10 Dhjetor 2018

70 Vjetori I Deklaratës Universale Të Të Drejtave Të Njeriut


70 Vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, institucioni i Avokatit të Popullit bashkon zërin me aktorët shoqërorë për më shumë barazi dhe drejtësi për të gjithë.Të drejtat e njeriut janë kushtetuta globale e njerëzimit. Ato janë themeli i një bote që u ofron të gjithë banorëve të saj një jetë me dinjitet. Të ndërtojmë institucione që të drejtën njerëzore e kanë në ADN-në e vet të ndërgjegjes, sepse kështu ndërtojmë institucione të qytetarëve e për qytetarët.